Protestave masive anë e mbanë botës i janë bashkuar edhe shqiptarët e Nju Jorkut në SHBA.
Pas atyre në Uashington DC ditën e sotme (6 qershor), nismës i janë bashkuar edhe ata në Nju Jork, ku ka komunitet të gjerë të diasporës shqiptare.
Duke kërkuar që territoret shqiptare të mos cenohen dhe kundër projektit të dyshuar të Zvërnecit, ata mbajtën fjalime dhe kërkuan që qeveria të dorëhiqej.
Me parullat “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në Burg” apo “Diaspora kundër sistemit 35-vjeçar”. Me flamuj shqiptar dhe simbole ata u rreshtuan përkrah protestës që mbahet në Shqipëri.
Protesta në Diasporë janë mbajtur edhe në Itali, Gjermani, Angli dhe deri në Austri.
© Panorama.al
















