VËZHGIMI/ Ndryshe nga tubimet politike, protesta qytetare zgjerohet çdo orë! Thirrje masive; “Rama jep dorëheqje”

Jun 6, 2026 | 21:03

Protesta masive e qytetarëve shqiptarë po jep një shembull të paprecedentë jo vetëm me pjesëmarrjen, por edhe për mbështetjen dhe mesazhet, pasi sa vjen dhe shtohet në numër, ndryshe nga ato politike të partive.

Shkak është rënia e besueshmërisë së qytetarëve ndaj sjelljes dhe skandaleve të politikës dhe pushtetit ndër vite.

Mbështetja për to sa vjen dhe zgjerohet, ndërsa njerëzit vazhdojnë t’u bashkohen tubimeve edhe pasi kanë nisur prej disa orësh.

Pamjet nga sheshi para Kryeministrisë tregojnë se, me kalimin e orëve, numri i qytetarëve jo vetëm që nuk bie, por rritet. Mesazhi që përcillet është i qartë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të tij.

Pakënaqësi për 13 vitet e qeverisjes të cilat sipas protestuesve nuk kanë realizuar pritshmëritë dhe s’janë mbajtur premtimet, krejt ndryshe nga zotimet. Kjo pakënaqësi shtrihet drejt të gjithë faktorit politik, me një kërkesë për ndryshim.

Në qendër të thirrjeve mbetet kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Për shumë protestues, pas 13 vitesh në pushtet, përgjegjësia politike për emigracionin, vështirësitë ekonomike, paga e pensione që nuk rriten, ndërsa mungon mbështetja për shtresat sociale, dhe mungesën e besimit tek institucionet ka një adresë të qartë, qeverinë e Ramës.

“Edi Rama duhet të largohet”! “Rama ik”! Të dorëhiqet qeveria”! janë mesazhet që dëgjohen gjithnjë e më shpesh në shesh, ndërsa protesta qytetare vazhdon të mbledhë mbështetës dhe të fitojë terren edhe kur revolta ka hyrë në ditën e shtatë e saj.

© Panorama.al

Te lidhura