SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Kuqezinjtë në disavantazh, mbyllet pjesa e parë! Momente tensioni dhe lumë kartonësh (VIDEO)

Jun 6, 2026 | 20:45

Shqipëria luan ndaj Luksemburgut ndeshjen e dytë miqësore në periudhën e qershorit, pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në “Air Albania”.

shqiperi luksemburg

Kuqezinjtë do të duan të lënë pas zhgënjimin e pak ditëve më parë dhe t’i sigurojnë trajnerit Maran të paktën një fitore në javën e tij të parë në drejtim.

Vetë tekniku italian ka bërë tre ndryshime në krahasim me 3 ditë më parë në formacion.

Ajeti, Mehmeti dhe Broja nuk janë në rreshtim, të zëvendësuar përkatësisht nga Pllana, Bajrami dhe Uzuni. Për Mehmetin duhet theksuar se mungon për shkak të një viroze, ndërsa Uzuni është rikuperuar nga një e tillë që e pengoi të ishte pjesë e ndeshjes së parë.

LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1

8′ Sinani

8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. (VIDEO)

34’-35’ Momente nervozizmi në zonë pas rrëzimit të Koraç pas një kontakti me Asllanin, në fund janë Laçi dhe vetë lojtari i Luksemburgut që ndëshkohen me të verdhë. (VIDEO) (VIDEO)

© Panorama.al

Te lidhura