“Meqë Qeveria nuk i pastroi, po ja sjellim këtu kryeministrit”- Vëlla e motër mesazh ironik Ramës: I morëm këto mbeturina nga Zvërneci!

Jun 6, 2026 | 20:17

Një gjetje simbolike dhe ironike ka shkaktuar duartrokitje dhe reagime të shumta në mesin e protestuesve përpara Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Dy familjarë, vëlla e motër janë ngjitur në podium duke mbajtur në duar një qese të mbushur plot me mbeturina, të cilat treguan se i kishin mbledhur vetë nga plazhi i Zvërnecit në Vlorë.

moter e vella

Përmes këtij akti, ata kanë dashur të dëshmojnë dështimin e propagandës zyrtare për pastrimin e bregdetit, duke ia faturuar papastërtinë drejtpërdrejt kreut të qeverisë.

“Meqë qeveria nuk i ka pastruar, ne këto mbeturina i kemi marrë nga Zvërneci dhe po ja sjellim këtu në kryeministri”, tha djali në podium.

© Panorama.al

Te lidhura