FOTO/ Abbey Clancy dhe Peter Crouch, veshja sek*i nën pallto e modeles dhe Shën Valentini i prishur

Feb 17, 2026 | 9:11

Abbey Clancy ka treguar se si një nga Shën Valentinët e kaluar me bashkëshortin e saj, Peter Crouch, u shndërrua në një situatë sa komike aq edhe të sikletshme brenda shtëpisë.

Abbey Clancy (12)

Modelja kishte përgatitur një surprizë “pikante” për ish-futbollistin: nën pallto ajo kishte veshur një komplet mjaft provokues të brendshmesh, gati për ta zbuluar gjatë mbrëmjes romantike. Por plani i saj u sabotua pa dashje pikërisht nga Crouch.

Abbey Clancy (1)

Në përpjekje për të qenë romantik, ai kishte organizuar një darkë speciale në shtëpi duke punësuar një shef privat. Prania e papritur e kuzhinierit në kuzhinë e vuri Abbeyn në një pozitë të vështirë: ajo u detyrua të qëndronte e mbuluar me pallto gjatë gjithë darkës, pa mundur të realizonte surprizën e saj.

Abbey Clancy (14)

Clancy e ka përshkruar episodin si “surpriza më e keqe ndonjëherë”, duke e kujtuar sot me humor atë që duhej të ishte një mbrëmje pasioni, por që përfundoi në një moment të paharrueshëm… dhe krejtësisht të paparashikuar.

Abbey Clancy (13) Abbey Clancy (11) Abbey Clancy (10) Abbey Clancy (9) Abbey Clancy (8) Abbey Clancy (7) Abbey Clancy (6) Abbey Clancy (5) Abbey Clancy (4) Abbey Clancy (2)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura