“Fondet e BE për bujqësinë Rama ua dha Xhaçkave të tij për të ndërtuar vila e resorte”- Berisha: Brukseli i kapi në flagrancë! Krifca e ka vendin në burg, ai e mori këshilltare

Apr 16, 2025 | 17:58

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se së bashku me Frida Krifcën kanë vjedhur fondet e BE  për bujqësinë.

sali berisha

Nga Vaqarri ish kryeministri tha se 130 milionë eurot e BE ua dha njerëzve për të ndërtuar vila dhe resorte turistike.

Berisha u shpreh se Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, ndërsa theksoi se bëri këshilltare Krifcën, ndërkohë që ajo e ka vendin në burg.

“Sot një pjesë e administratës është shushunjë. BE tha për fermerët 130 mln euro. Cfarë bëri Edi Rama? Rama ua dha xhaçkave të tij, ja u dha njerëzve për të bërë vila dhe për të ndërtuar resorte turistike dhe biznese. Jua dha këtyre që vodhën 130 mln euro, djegësit të Tiranës.

Brukseli i kapi në flagrancë duke vjedhur, i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoj studimi për të lëshuar mandat arresti.

Rama, njeriun përgjegjës për këtë që quhet ish ministrja Krifca, e mori direkt këshilltare, çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë, ajo e ka vendin prapa hekurave”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura