TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrezuar serish sot vendimin e KQZ. Ne seancen e sotme, Kolegji vendosi serish ne favor te PS-se per ankesen e bere per logon ne fleten e votimit.
PS kishte ankimuar vendimin per logon e partive opozitare në fletën e votimit, si edhe per renditjen e subjekteve për këshillat bashkiakë. Dy dite me pare, kolegji Zgjedhor miraton kërkesën e Partisë Socialiste për të ndryshuar fletën e votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
Sipas Kolegjit Zgjedhor vendimi i KQZ është i pavlefshëm pasi vendimi kërkonte 5 vota dhe jo 4 vota sic parashikon Kodi Zgjedhor. Pas kesaj, KQZ duhet të mblidhet sërish për të diskutuar dhe vendosur.
Partia Socialiste depozitoi ankimim, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për heqjen e siglës së PS në krah të emrit të kandidatit në garë për Tiranën, Edi Rama.
Sipas vendimit, KQZ miratoi modelin e fletës së votimit sipas të cilës në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Edi Rama, të mos vendosen inicialet e Partisë Socialiste, por vetëm incialet e koalicionit që ai përfaqëson.
Vendimi: Rama pa siglen e PS
Fleta e kontestuar nga PS, ishte e tille qe; pranë emrit të kandidatit socialist do të shkruhet vetëm emri i koalicionit “Aleanca për të ardhmen” dhe shkronja nistore e saj “AA”. Ndërsa pranë emrit të kandidatit demokrat Lulzim Basha është shkruar emri i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” dhe pranë tij sigla e të gjitha partive që janë në koalicion me Partinë Demokratike.
Ne ate mbledhje, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, e kundërshtoi modelin e fletës së propozuar nga administrata e KQZ-së, duke e quajtur atë të paligjshme. “Modeli që paraqitët dje kishte emrin e koalicionit, poshtë ishin të gjithë emrat e partive përbërëse të koalicionit dhe në krah emrat nistorë. Poshtë ishte e njëjta gjë për Aleancën për Qytetarin. Çdo devijim jashtë këtij përcaktimi e bën vendimmarrjen tuaj jokorrekte dhe të paligjshme”, tha Gjonçaj në mbledhje.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, e mbështeti variantin e KQZ-së, duke u shprehur se modeli i fletës së votimit është ndërtuar mbi marrëveshjet që kanë depozituar pranë këtij institucioni PD dhe PS. “Koalicioni ku bën pjesë PD-ja, të depozituar në KQZ dhe më pas me vendimin që ka marrë Komisioni për regjistrimin e koalicionit, ka dy elemente të rëndësishme: emri ‘Aleanca për Qytetarin’ dhe shkronjat nistore janë PD, LSI… Në marrëveshjen tuaj thuhet se emri i koalicionit është ‘Aleanca për të ardhmen’ dhe shkronjat nistore të koalicionit janë ‘AA’”, tha Kosovrasti.
Pas vendimit, përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, u shpreh se çështja do të dërgohet në Kolegjin Zgjedhor. “Nëse është e mundur, ky vendim të zbardhet në një kohë të shpejtë nga ana juaj, në mënyrë që ne të ushtrojmë të drejtën e ankimit pranë Kolegjit Zgjedhor, përfshirë edhe arsyetimin e vendimmarrjes me katër vota të këtij akti normativ”, u shpreh Gjonçaj.
© Panorama.al











