FIER- “Do asfaltojmë çdo kilometër rrugë, në qytet e fshat. Qeveria po ndërton në këtë zonë autostradat më të mira, do të nisë bypass-i e Fierit. Do rikonstruktojme sistemin shëndetësor, arsimor, kanalizimet dhe ujësjellësat.”
Ky ishtë zotimi i kryeministrit Berisha përpara qytetarëve të Fierit, ku prezantoi kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Ilir Bele.
Gjithkush e ka të qartë, tha kryeministri, se cilët ishim ne 20 vite më parë, dhe cilët jemi sot. Me mundin, sakrificën dhe djersën tonë ne ia dolëm të ngrejmë një Shqipëri tjetër.
Berisha vuri në dukje të gjitha potencialet e rrethit të Fierit, duke ftuar fierakët që të votojnë alternativën e tij, në mënyrë që pasuritë e pafundme të këtij rrethi te shndërrohen në vlera.
“Në Shqipëri dhe jashtë saj, nuk gjen asnjë qark, rreth apo qytet me potencial të jashtëzakonshëm, si të Fierit, shtoi kryeministri.
Sipas kryeministrit, Evropën mund ta ndërtojmë ne vetë, pasi sipas tij nuk na mungon asgjë.
“Kemi guximin, besimin dhe çdo gjë për të ndërtuar Evropën në Shqipëri”- tha ai.
© Panorama.al











