Aleks Ferguson nuk sheh asnjë favorite mes Mançesterit të tij dhe Çelsit të Ançelotit. “Mungesa e Runit në stërvitje nuk ka të bëjë aspak me kamerat dhe pezullimin e tij. Ai ishte i dëmtuar dhe po u nënshtrohej testeve të ndryshme. Ka një të nxirë në kërci dhe kjo e ka shqetësuar, por nesër (sot) shpresoj të jetë në rregull për ndeshjen. Çelsi është një skuadër që së bashku me ne ka dominuar futbollin britanik vitet e fundit. Mes nesh nuk ka dallime. Jemi skuadra me shumë kampionë, me eksperiencë dhe trajnerë të mirë. Ekipi që do të kalojë më tej do ta vendosin detajet e vogla. Sigurisht që unë shpresoj që në fund të kalojmë ne”, ka pohuar Ferguson.











