Ferguson: Çelsi i fiksuar me Championsin

Apr 12, 2011 | 10:59

Nëse ka një ekip që është mësuar t’i hapë probleme Mançesterit në “Old Trafford”, ai është Çelsi. Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë e di Ferguson. “Ata vijnë këtu gati çdo vit. Njohin fushën dhe kjo është në favorin e tyre”, – tha tekniku 69-vjeçar. Lidhur me atë që ai pret nga skuadra e tij në fund të 180 minutave, Sër Aleks tregohet i matur. “Të shohim, do të jetë një ndeshje interesante”. Ai i druhet dëshirës së bluve për të fituar një trofe që nuk e kanë ende në vitrinën e tyre. Atëherë kur ishin më pranë se kurrë në finalen e Moskës (2008), londinezët dështuan pikërisht kundër “djajve”.

© Panorama.al

Te lidhura