Gazetari, Artan Hoxha, tha sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 se është çështje kohe që kryeministri Edi Rama të shkarkojë zv.kryeministren Belinda Balluku nga postet e saj qeveritare.
“Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet. Sepse largimin e Ballukut ai do ta bëjë, por si gjithmonë merr kohën e vetë. Bën një lloj sondazhi se cila është zgjidha më e mirë, e favorizon faktin që ka numër mjaft të madh mandatesh në parlament”, tha gazetari.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në dy tendera. Por gazetari thotë se “Unaza e Madhe” dhe ”Tuneli i Llogarasë” janë vetëm maja e Ajsbergut, dhe se ndaj saj do të dalin në vijim edhe akuza të tjera për abuzim për tendera.
“Nga momenti që u morr e pandehur dëgjuam vetëm akuzën për tunelin e Llogarasë. Kur doli vendimi gjykatës i shtuan dhe loti i 4 i Unazës së Madhe. Pra derisa të vijë hera tjetër mund të shtohet edhe një gjë tjetër. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pjesa tjetër është posht. Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet”, u shpreh gazetari.
Artan Hoxha: Nga momenti që u morr e pandehur dëgjuam vetëm akuzën për tunelin e Llogarasë. Kur doli vendimi gjykatës i shtuan dhe loti i 4 i Unazës së Madhe. Pra derisa të vijë hera tjetër mund të shtohet edhe një gjë tjetër. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pjesa tjetër është posht. Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet. Sepse largimin e Ballukut ai do ta bëjë, por si gjithmonë merr kohën e vetë. Bën një lloj sondazhi se cila është zgjidha më e mirë, e favorizon faktin që ka numër mjaft të madh mandatesh në parlament.
Balluku është e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa për paracaktim të tenderit loti 4 unaza e Madhe Balluku dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do të dalin të shtunën përpara gjykatës së posaçme ku do tu komunikohen masat e sigurisë. Gjyli dhe Elezi janë nën masën e arrestit në shtëpi.
Për sa i përket rastit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se institucioni i Kryeministrisë depozitoi në Gjykatën Kushtuese pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, me vendim të GJKKO.
Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.
Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.
Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria aktualisht nuk ka Zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së.
LEXO EDHE: Vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun, Rama paralajmëron: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese
© Panorama.al











