Endevour niset sot për herë të fundit në hapësirë

Apr 29, 2011 | 18:13

FLORIDA- Rreth 75 mijë spektatorë do të mblidhen sot pranë Qendrës Hapësinore Kenedi në Florida, për të parë nisjen e 25-të e njëkohësisht të fundit të anijes së hapësirës Endevour.

Mes të pranishmëve do të jetë dhe presidenti amerikan Barak Obama, bashkëshortja e tij Michelle dhe dy vajzat e tyre. Zoti Obama do të jetë presidenti i dytë amerikan që merr pjesë në nisjen e një anieje të hapësirës, mbas presidentit Bill Klinton, i cili mori pjesë në nisjen e anijes Diskovery në vitin 1998.

Gjithashtu në ceremoninë e nisjes së anijes së hapësirës do të jetë ligjvënësja Gabriel Giffords, bashkëshorti i së cilës, Mark Kelly është komandant i anijes Endevour.

Anija e hapësirës Endevour dhe stafi i saj me 6 pjestarë do të çojnë në stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës një pajisje me kosto 2 miliardë dollarës, e projektuar për të kërkuar rrezet kozmike në univers. Anija Endevour pritet që të kthehet në Tokë në 13 maj.

© Panorama.al

Te lidhura