EMRAT/ Aksident i në aksin Fier–Berat, “Benz-i” përplaset me një zetor! Plagoset i drejtuesi i mjetit bujqësor

Dec 19, 2025 | 18:36

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë fshatit Velmish.

aksident

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Aksi Fier–Berat njihet si një prej segmenteve problematike të qarkullimit rrugor, i konsideruar shpesh si “njollë e zezë” për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.

© Panorama.al

Te lidhura