Emergjenca e emigrantëve në Itali, të ardhur prej Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme në Lampeduza, ka nxitur kryeministrin italian, Silvio Berluskoni dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi, të zhvillojnë një takim për të përballuar bashkërisht emergjencën. Italia ka kërkuar ndihmë për përgjigjen ndaj emigracionit edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Për të bllokuar fluksin e emigrantëve nga Afrika Veriore, Berluskoni do të jetë sot në Tunizi për të zhvilluar takim me qeverinë e këtij vendi, e cila është porta e kalimit të emigrantëve drejt Italisë. Ndërkohë që Lampeduza ka nisur të boshatiset, 300 emigrantë të tjerë mbërritën dje në ishull. Sipas autoriteteve italiane, 68 emigrantë janë mbytur në det, gjatë rrugës së ardhjes për në Itali, por në mënyrë jozyrtare thuhet se kjo shifër mund të jetë mbi 400 të vdekur.











