Egjipt, 15 ditë ditë burg për Mubarak dhe bijtë e tij

Apr 13, 2011 | 11:17

EGJIPT- Prokuroria e Përgjithshme e Egjiptit ka vendosur 15 ditë burg për presidentin Hosni Mubarak dhe djemtë e tij, Alaa dhe Gamal, të akuzuar për korrupsion dhe dhunë.

Akuza për dhunë nuk është e re për Mubarakun, pasi vetëm disa më parë trupat ushtarake te Egjiptit, te urdhëruar nga Mubarak, vranë dy protestues dhe plagosën mijëra të tjerë, ndërkohë që ata po protestonin që Mubarak dhe familja e tij të gjykoheshin për korrupsion.

Mubarak, 82 vjecar, është në spital, pasi thuhet që vuan nga probleme me zemrën, ndërsa raporti i tij mjekësor tregon se ai gëzon shëndet te plotë per t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë. Gamal Mubarak,i biri 30 vjecar i Mubarakut, shihet si një pasues i mundshem i babait të tij si president.

Hosni Mubarak, i rrëzuar nga pushteti në 11 shkurt, së bashku me bijtë e tij dhe gratë e tyre, janë ndaluar të largohen nga vendi. Pasuritë e familjes janë të ngrira.

© Panorama.al

Te lidhura