Dy kandidatë për mbrojtjen e Bajernit

Apr 26, 2011 | 11:31

Bajerni i Mynihut vazhdon të mbetet në faqet e para të mediave. Përforcimi i kampit difensiv do të jetë një nga planet strategjike të klubit bavarez. Edhe pse është bërë fakt i kryer transferimi i mbrojtësit holandez, Van der Viel, nga mediat e ndryshme spekulohet për interesimin e dy mbrojtësve. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin e Njukasëllit, Zhoze Enrike, i cili ka qenë i vëzhguar që në sezonin e kaluar nga drejtuesit e Bajernit. Mbrojtësi i majtë i Njukasëllit pritet të jetë zgjidhja e dytë, nëse Koentrao do të refuzojë kontratën me Bajernin, ndërsa kandidati i dytë për mbrojtjen është 21-vjeçari i ekipit francez, Montpelie, Mapu Janga-Mbica.

© Panorama.al

Te lidhura