“Duhet t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar”- Agron Shehaj takim elektoral në Shkodër: Më 11 maj votoni Partinë Mundësia! Ndryshimi vjen me votë

Apr 25, 2025 | 17:52

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ka kërkuar votën e qytetarëve me premtimin se do të sjellë ndryshimin.

shehaj

Vota për Partinë Mundësia, tha Shehaj është vota më me vlerë që mund të jepni, duke u zotuar se në Shqipëri do të sjellë një qeveri të pakorruptuar.

“Ne jemi totalisht ndryshe nga ana dhe kjo i bezdis. Njerëzit e dallojnë, e kuptojnë se duan t’i mashtrojnë për të qëndruar në ato karrige. Duan të shpëtojnë privilegjet e tyre dhe ne jemi kërcënim për ta sepse ne jemi e vetmja alternativ që mund të fitojmë besimin e qyqarëve. Pak nga pak. Është një proces dhe ndryshimi do vijë.

Kjo varet vetëm nga, jo nga ata. Nuk varet nga sa na luftojnë, por sa ne do rezistojmë, do këmbëngulim dhe nuk do të dorëzohemi. Ne do të bëjmë diferencën. Sulmet e tyre e tyre janë të egra, sepse ata duan të mbajnë status quo-në, duan që të vazhdojnë të vjedhin. Por ne duhet të rezistojmë dhe ne këtë do të bëjmë. Do ta shikoni, zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë. Ky është një projekt politik afatgjatë.

Shqipëria kurrë nuk ka patur një qeveri të pa korruptuar dhe këtë duhet t’ia japim Shqipërisë.

Që kjo të ndodhë duhet të këmbëngulim. Të bëjmë një detyrë të thjeshtë. Më 11 maj të votojmë për ndryshimin, për Partinë Mundësia. Nuk është kaq e vështirë. Ndryshimi vjen me vota. Vota për partinë Mundësia është vota më me vlerë që mund të jepni”, tha Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura