Sekuenca e filmit “Las Palmas”, qe shfaq nje bebe qe pi e dehet ne nje bar rrethuar nga kukulla eshte bere shume shpejt hit ne Youtube, sa i takon klikimeve. Mediat e huaja raportojne se shifra ka mberritur ne plot shtatë milionë klikime e vazhdon ende te rritet. Fjala është për një insert të filmit të shkurtër “Las Palmas” të regjisorit suedez, Johannes Nyholm, në të cilin rolin kryesor e ka vajza e tij njëvjeçare Helmi.











