Dortmund, Bombëvënësi, me të meta mendore

Apr 2, 2011 | 11:08

Stadiumi i Dortmundit “Sinjal-Iduna-Park” është blinduar me 200 policë. Pas çaktivizimit të tri bombave, polica dhe misionet e fshehta bëjnë të ditur se siguria në stadium do të jetë njësoj si në ndeshjet e tjera. Nga informacionet bëhet e ditur se autori i krimit ka qenë me të meta mendore dhe s’bëhet fjalë për akte terroriste. “25-vjeçari, Kristian K., trajtohet si psikopat. Ai është njeri antisocial dhe pa ndjenja. Në këtë mënyrë ai duhet trajtuar jo si një i burgosur normal”, tha psikologja, Lydke. Kujtojmë se në këtë stadium pritet që të zbriste në fushën e lojës sot edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala me Hanoverin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura