Dorëhiqet kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo do të kandidojë për deputet

Mar 11, 2025 | 15:50

Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Beratit, për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

ervin demo

Më herët, nga postet e kryebashkiakut kanë dhënë dorëheqje Arben Malaj i Matit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës.

Të tre kryebashkiakët socialistë pritet të jenë në listat e PS si kandidat për deputetë, me synimin për të marrë një mandat në Kuvendin e Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura