Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, krahas atyre në New York, Londër, Berlin, Oslo edhe shqiptarët që jetojnë në Barcelonë të Spanjës janë mbledhur në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa kanë përsëritur sloganin “Shqipëria nuk shitet”.
“Dorëheqje, dorëheqje!” dhe “Shqipëria nuk shitet!” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës para Ambasadës së Shqipërisë.
Tubimi në Barcelonë vjen në kuadër të mobilizimit të diasporës shqiptare, e cila gjatë ditëve të fundit ka organizuar protesta dhe aktivitete të ngjashme në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Zvërnecit.
© Panorama.al















