Shqiptarët në New York janë mbledhur përpara Ambasadës së Shqipërisë, ku kanë zhvilluar protestë kundër projektit të parashikuar në zonën e Zvërnecit, duke dalë kështu në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen në Tiranë dhe në vende të tjera në Europë.
Pamjet nga tubimi janë publikuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen për protestuesit.
“Diaspora në New York, protestë të fuqishme kundër Ramaduros dhe qeverisë së tij! Nderim diasporës shqiptare!”, shkruan Berisha krahas videos së shpërndarë.
Në pamjet e publikuara shihen dhjetëra qytetarë shqiptarë të mbledhur përpara përfaqësisë diplomatike, ndërsa dëgjohen teksa brohorasin njëzëri: “Poshtë qeveria”.
© Panorama.al












