Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij.
Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të së enjtes kryeparlamentari Niko Peleshi, ai ka prishur pushimet e deputetëve dhe sot ka lëshuar një urdhër të ri për mbajtjen e një tjetër seance urgjente ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00.
“Të nderuar kolegë. Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”, thuhet në njoftimin dhe urdhrin e lëshuar të firmosur nga vetë Peleshi.
Referuar rendit të ditës së shpërndarë për ligjvënësit theksohet se parashikohet si pikë e parë:
-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
Pas njoftimeve në pikën e dytë do kalohet në:
-Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
Kjo, n ë mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.
Dhe në fund kalimi në votim i deputetëve për këtë rend dite.
Urdhri i Niko Peleshit:
“Të nderuar kolegë,
Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi).
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”.
Rendi i ditës në Parlament:
“Në mbështetje të urdhrit nr. 49, datë 24.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi
i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
- Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
- Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
-Koha e votimi”.
© Panorama.al














