Tërhiqen rebelët Huthi: Nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab për në Detin e Kuq!

Jul 24, 2026 | 17:40

Rebelët Huthi të Jemenit thanë sot se bllokada detare e Arabisë Saudite nuk synon paralizimin e Ngushticës strategjike Bab el-Mandab, pasi u konfirmua sulmi i tyre ndaj një anijeje saudite në zonë.

rebelet huthi

“Nuk e ka mbyllur Bab el-Mandab, siç po lënë të kuptohet disa”, tha Mohammed Abdusalam, një negociator për grupin pro-iranian, duke shtuar se rebelët po kufizohen në “një bllokadë që ka të bëjë vetëm me palën saudite”.

Huthët thanë se kanë ndërmend të ndërpresin anijet saudite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Ata paralajmëruan anijet që lundronin në zonë, duke kërcënuar se do të shënjestronin ato që “i përkisnin armikut saudit” dhe që përpiqeshin të kalonin nëpër ngushticë. Të enjten, ata morën përgjegjësinë për sulmet ndaj dy anijeve cisternë.

Një burim zyrtar saudit konfirmoi se një anije që i përkiste një kompanie saudite u godit, duke shkaktuar një zjarr. Sulmi i dytë nuk u konfirmua.

© Panorama.al

Te lidhura