Rama tha se nënën me fëmijën autik ‘e morën korbat dhe sorrat e protestës’, Berisha i përgjigjet: Ordiner dhe shpirt kërm!

Jul 24, 2026 | 17:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një përgjigje të ashpër ndaj fjalimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit të Qeverisë.

protesta dhuna nena me femijen autik

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar disa pjesë nga deklaratat e Ramës dhe ka përdorur tone të forta ndaj kryeministrit me një mesazh të shkurtër, që lidhej për nënën me fëmijë të spektrit autik gjatë protestës së djeshme para Parlamentit, që u sulmua me gaz lotsjellës dhe spraj me piper.

“Dëgjojeni miq, ordiner dhe shpirt kërm!”, shkruan kryedemokrati karshi videos me fjalimin e kryeministrit.

Rama gjatë fjalës së tij, Rama tha:

“Dje atë nënën me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë. Aty në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te parlamenti dhe për të abuzuar me atë nënë me fëmijën autik, të njëjtin manual që përdorin terroristët kur abuzojnë gratë e fëmijët. Më pas e vunë dhe përpara kamerës. E përdhunuan dhe e nxorrën ne mexhelis për t’i qarë hallin dhe i kthyen lotët e saj në breshër përmes algoritmi”.

Duke marrë shkas nga kjo fjalë, kreu i selisë blu i është përgjigjur ashpër kryeministrit, duke e cilësuar “ordiner”.

 Mesazhi i fortë i Demokratëve Europianë, publikuan videon e nënës dhe fëmijën e saj autik: Qytetarët u përballën me forcë

Në qendër të mesazhit janë pamjet e një nëne që përqafon djalin e saj autik, i cili sipas postimit u prek nga spraji i piperit i përdorur nga policia gjatë protestës para parlamentit.

Sipas Demokratëve Europianë, kjo skenë simbolizon mënyrën se si autoritetet iu përgjigjën qytetarëve që protestonin kundër klasës politike.

Demokratët Europianë theksojnë se “Shqipëria meriton llogaridhënie demokratike, mbikëqyrje të pavarur dhe respekt të plotë për protestën paqësore”, duke e shoqëruar postimin me mesazhin kryesor: “Shqipëria reziston. Rama përgjigjet me represion.”

“Një nënë përqafon djalin e saj autik, pasi protestuesit që mbronin vijën bregdetare të Shqipërisë u përfshinë nga gazi lotsjellës dhe spërkatja me spec djegës nga policia. Pas këtij përqafimi qëndron një zgjedhje e ashpër politike: qytetarët që kërkonin transparencë dhe mbrojtje të mjedisit u përballën me forcë, ndërsa një zhvillim luksoz i lidhur me Jared Kushner-in merr mbështetje nga qeveria. Shqipëria e Edi Ramës meriton llogaridhënie demokratike, kontroll të pavarur dhe respekt të plotë për të drejtën e protestës paqësore”, shkruajnë ata krahas videos.

© Panorama.al

Te lidhura