“Do t’i shkojmë deri në fund kauzës tonë”- Aktivisti: Rama dhe Balla të mos merren me ne, por me zyrtarët e tyre nën akuzë! Kemi pritshmëri nga SPAK, kryeministri po shqyen Shqipërinë

Jul 1, 2026 | 10:57

Një nga aktivistët që morën pjesë në grupin e qytetarëve që dorëzuan librin “Albanian Files” në SPAK ku denoncuan kryeministrin Edi Rama për dëmtimin e Shqipërisë, tha sot se ata do i shkonin deri në fund kauzës së tyre.

aktivisti

Ai i bëri thirrje edhe drejtësisë që të hetonte këtë rast, pasi qytetarët kishin pritshmëri dhe besim tek SPAK. Protestuesi i bëri apel edhe kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PS, Taulant Balla, që të merreshin me zyrtarët e tyre të korruptuar dhe jo me ta.

“Në momentin që kanë bashkëpunuar me krimin, sa kanë ftuar oligarkët dhe arkitektët nga e gjithë bota për të shqyer pronën private dhe shtetërore. Ka rëndësi kauza. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Pritshmëritë tona janë për SPAK siç e filluan, por ne nuk ndalemi”, tha ai mes të tjerash.

Më tej dha edhe një mesazh për kryeministrin Rama:

“I bëj thirrje PS, mbi të gjitha Kryeministrit, Ballës, cilido që ka marrë përsipër të hetojë protestuesit, të shohë listën e zyrtare apo kryetarëve të bashkive që ndodhen në hetim në SPAK. Kryeministri dhe sekti i tyre privat, që kanë shkuar deri aty sa të ftojnë arkitektë të huaj që të shqyejnë dhe betonizojnë vendin tonë”.

Aktivisti u shpreh i vendosur që kauza të shkonte deri në finalizim të saj, pa asnjë dorëzim dhe për drejtësi.

“Nuk ka rëndësi se kush jemi, rëndësi ka kauza. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Pritshmëritë tona nga SPAK janë si ata e filluan, ndaj ne do të besojmë. Duam drejtësi”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura