TIRANE- Kundersulm ndaj betonit, hapesira per aktivitete sportive dhe krijimin e sa më shumë mundësive per perfshirjen e te rinjve ne aktivitete te tilla. Me keto fjale iu eshte drejtuar kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, te rinjve ne “Diten e Hapur e Sportit”. I pranishem ne aktivitetin, organizuar nga Agjensia e Shërbimeve të Sportit, Basha tha se Bashkia e Tiranës ka në dorë dhe do të jetë një aktor i rëndësishëm në stimulimin e sporteve dhe në krijimin e sa më shumë mundësive dhe hapësirave për të përfshirë sa më shumë njerëz në aktivitete të tilla.
“Më vjen shumë mirë që këto ambjente sportive i rikthehen fëmijëve, por edhe sportit këtu në Tiranë. Sepse ka kohë që ambjentet sportive janë nën sulm. I sulmon dhe i kafshon betoni. Së bashku do angazhohemi që të bëjmë një kundërsulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit, duke bërë ambjente sportive në çdo lagje të Tiranës, dhe duke i mundësuar çdo fëmije në Tiranë që të jetojë një jetë të shëndetshme sportive”, tha Basha.
Duke i cilesuar garat si kontribut për përmirësimin e jetës, Basha shprehu vendosmerine qe kete gare ta shohe si një kontribut për përmirësimin e jetës në Tiranë dhe një aspekt shumë i rëndësishëm për përmirësimin e jetës është sporti.
Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë me zë dhe të suksesshëm në disiplinat e tyre, si Klodiana Shala, Sahit Prizreni dhe Agustin Kola.
© Panorama.al











