Dita e Rinisë, Berisha: 8 Dhjetori, data e bekuar, nisi rrëzimin e komunizmit dhe solli demokracinë! Në Qytetin Studenti do kremtojmë Azem Hajdarin

Dec 7, 2025 | 22:41

Kreu i PD-së Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi mbajtjen e një aktiviteti ditën e nesërme në Qytetin Studenti, me rastin e Ditës së Rinisë.

berisha hajdari

Berisha shkruan se kjo datë është e bekuar, pasi studentët u bën bashkë në vitin 1990 për të rrëzuar komunizmin dhe për të sjellë demokracinë. Sakaq, ai kujton se kjo ditë i përket dhe liderit të studentëve në atë kohë, Azem Hajdarin.


Postimi i Berishës:

8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.

Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,

dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.

© Panorama.al

Te lidhura