Autizmi, Liri Berisha: Nevojë për të dëgjuar

Apr 2, 2011 | 12:02

TIRANË- Ndërgjegjësim, sensibilizim dhe shumë nevojë për të dëgjuar. Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, zonja Liri Berisha, duke shprehur mbështetjen për të cilën kanë shumë nevojë fëmijët autikë ka prezantuar sot të parin libër profesional që sipas saj shërben si një manual për gjithë prindërit.

Prezantimi është bërë sot në një ceremoni të vecantë, në kudër të ditës ndërkombëtare të Autizmit dhe javës së fushatës sensibilizuese.

“Ndërgjegjësimi për këtë fenomen duhet të përhapej në cdo cep të Shqipërisë. Ne duhet të dimë sa të rrezikuar jemi dhe sa mund të ndihmojmë. Me të gjithë ndihmën e specialistëve, prinderve etj, kemi humbur shumë kohë, një angazhim shumë palësh”- tha Liri Berisha, duke shtuar se autizmi nuk ka atdhe, por ka labirinthe. Sipas saj, vëmendja është në dorën e shoqërisë së çdo vendi dhe kjo kategori duhet të ketë përkrahjen që meriton.

© Panorama.al

Te lidhura