Dinamovitët, në përfundim të seancës stërvitore, kanë provuar dhe gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë. Kanë qenë gjuajtjet e njëmbëdhjetëmetërshave që i dhanë fat Dinamos, e cila u kualifikua për në gjysmëfinale ndaj Shkumbinit. Madje tekniku i Dinamos, Artan Mërgjyshi, ka caktuar në njëfarë mënyre dhe pesëshen e parë. E ka nisur serinë e gjuajtjeve nga pika e bardhë kapiteni i bluve, Pisha. Pas tij, Vila, Martinena, Ferraj dhe në fund Malakarne, që e ka humbur penalltinë, sepse e ka pritur Hoxha. Jo vetëm kaq, por kanë provuar të gjuajnë edhe Opoku, Allmuça e të tjerë, aq më shumë që ndaj peqinasve, për të caktuar skuadrën gjysmëfinaliste, është dashur një seri e gjatë penalltish, kur rezultati përfundimtar ishte 9-8 për Dinamon.











