Lezhë, burrë e grua vdesin pranë kabinës elektrike

Apr 14, 2011 | 12:13

LEZHË- Burrë e grua kanë mbetur të vdekur, ne afersi te nje kabine elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës, në rrethana ende të pasqaruara nga policia.

Sipas dyshimeve te para bashkeshortet kane qene ne are duke punuar token, ne afersi te kabines. Dyshohet se ata kane rene ne kontakt me energjine elektrike dhe i ka zene korrenti.

Megjithate ende nuk jane te qarta shkaqet dhe një grup ekspertësh po hetojnë për rrethanat e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me urgjencë forca të policisë.

Sipas te dhenave te para te policise viktimat jane identifikuar si Zef dhe Leze Prenga.

© Panorama.al

Te lidhura