Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Mithat Havari ishte një nga folësit e protestës së 32-të kundër qeverisë Rama.
Ai u shpreh mbi dhunën e policisë dje në protestën para parlamentit.
Havari theksoi se reagimi i policisë ishte joproporcional dhe efektivët tejkaluan kompetencat.
Havari: Isha atje në orën 10 ishte gjithçka e qetë. I kam bërë thirrje drejtuesit e policisë të kenë kujdes. Të çojnë njerëz të trajnuar. Më vonë pashë në tv, ishte një dhunë jo proporcionale. Policia tejkaloi kompetencat. Dhunë e pajustifikueshme. Vezët nuk janë asgjë. Kemi parë GB, një person e goditi me këpucë. Nuk ndodhi asgjë. Këtu nuk janë nga ata që hedhin molotovë. Janë të rinj të kulturuar. U bënë 32 ditë dhe tejkalojnë situatat. E di shumë mirë vështirësitë e policisë. Policia është më e diskriminuara në 36 vjet. U diskreditua me Berishën të parinë. 1 3 vjet ky e ka përdorur policinë si të kishte rrobën. Mos harroni në 36 vjet janë vrarë 300 policë janë vrarë për këta bastardë. Janë vëllezërit tanë. Eprorët e tyre mbajnë përgjegjësi. Mos harroni se ndeshen me krimin. Nuk janë armiq, janë njerëzit tanë. Nuk janë ata shkaktarët. Dramat i shkaktojnë Sali Berisha i pari dhe Edi Rama. Një qeveri e korruptuar ka mbërritur deri te Akademia e Rendit. Janë helmuar dy herë. Përgjegjësi mban ky. Peshku qelbet nga koka. Bëjnë mirë të mos marrin ushqime të paketuara. Shumica vijnë aty me barkun bosh. Ne nuk harrojmë çka ndodhur. Rama në burg, Berisha në burg.
© Panorama.al












