Detaje nga dosja e SPAK për kryetarin e bashkisë! Biznesmeni Fatmir Bektashi pagoi bileta udhëtimi për çiftin Veliaj-Xoxa, porositi një suitë dhe…

Feb 12, 2025 | 21:02

Emisioni në Shenjestër me gazetare Klodiana Lalën, trajtoi sot çështjen e arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

ajola xoxa erion veliaj3

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës (10 shkurt), pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Por po kështu del se përfitime të ndërsjellta janë shkëmbyer edhe midis kompanisë së ndërtimit ‘Kontakt’ shpk e biznesmenit Fatmir Bektashi, dhe çiftit Veliaj-Xoxa.

Detaje nga dosja Hetimore

Kompania ‘Kontakt’ shpk e Fatmir Bektashit ka porositur prerjen e biletave për çiftin Veliaj- Xoxa për në Roterdam Holandë dhe ka porositur një dhomë, double suite, ekskluzive në hotel ‘Marriot’ ku kanë qëndruar bashkëshortët.

Ku çmimi i biletave është 2688 euro, ndërsa suita me vlerë 677 euro.

Po kështu Veliaj del se më 3 dhjetor 2016 ka udhëtuar në të njëjtën linjë me Fatmir Bektashin.

Biznesmeni Fatmir Bektashi që del edhe në aferën e dosjes Partizani, ku është i pandehur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, jo vetëm ka paguar bileta udhëtimi për bashkëshortët, por edhe u ka paguar atyre suitë me çmime të kushtueshme në hotelet më prestigjozë në Hollandë.

© Panorama.al

Te lidhura