“Rama nuk i ka mbajtur premtimet!”- Aktivisti: Të parët që preu në besë ishin ata që e votuan, ai nuk është më kryeministër

Jul 28, 2026 | 20:05

Aktivisti Emiljando Kita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna dhe se, sipas tij, ka zhgënjyer edhe një pjesë të elektoratit socialist.

“Rama nuk ka mbajtur premtimet, ka prerë në besë pensionistët. Socialistë janë pensionistët të cilët kanë pensionet më të ulëta”, u shpreh ai.

Sipas aktivistit, pensionistët kanë qenë të parët që janë ndjerë të braktisur nga qeverisja, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.

“Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, nuk mund të kërkoj besë dikush që ka prerë në besë sidomos socialistët, dhe më pas të gjithë shqiptarët! Socialistë janë pensionistët të cilët kanë pensionet më të ulëta.

Socialistë janë dhe ata që e kanë votuar me idenë se është partia e tyre, por në të vërtetë është partia e oligarkëve. Të parët janë këta, më pas të tjerët. Ai s’është më kryeministër në sytë e popullit”,  tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura