“Ju erdhi fundi”- Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Revolucion! Rama në burg, Berisha në burg!

Jul 28, 2026 | 19:56

Protesta e radhës në ditën e 59-të mblodhi përsëri shumë qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik.

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit të tyre në “Sheshin Skënderbej”, në kuadër të protestës së 59

Protestuesit kanë nisur lëvizjen drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet “Revolucion!” dhe “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi”, “Jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama i pabesë”, “Arrestoni Ramën” dhe të tjera thirrje.

marshimi

Tubimi vijon me kërkesat për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

marshimi3

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, me marshime të përditshme në Tiranë.

marshimi5

Një nga thirrjet e qytetarëve ishte edhe:

“Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat!”.

protesta marshim

© Panorama.al

Te lidhura