Nënë Liza: Nuk e lë pa ia ngrënë darkën Ramës! Ky të kishte besë kishte dhënë dorëheqjen, kanë vjedh e rrejt boll! Prishi shtëpitë, atë dhe Veliajn…

Jul 28, 2026 | 19:49

Një nga protestuesit në shesh në ditën e 59-të ishte edhe nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më pare te “5 Maji” në Tiranë.

E revoltuar ajo deklaroi se nuk do jepte kurrë besë për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe qeverinë e tyre, pasi kanë vjedhur dhe mashtruar për vite të tëra, sikurse i shembi edhe shtëpinë.

Ajo nënvizoi se të pabesit nuk i jepet besë.

“Të pabesit nuk i jep besë kush. Kush është burrë, besë të pabesit nuk i jepet, njëherë të rren për të dytën jo. Ramës nuk i jap besë. Ky është i pabesë, sepse të ishte me besë kishte dhënë dorëheqjen. U bë dy muaj dhe nuk jep dorëheqjen. Isha të Parlamenti dhe nuk kishte bërë vaki, më rrethuan atje. Turp gjithë ata deputetë dhe ikën si minj kanalesh”, tha ajo.

Dhe duke vijuar më tej, theksoi se kryeministri kërkonte “dru”.

“Ky do dru. Pare kanë bërë boll, kanë vjedh boll, kanë rrejt boll, besë të pabesit nuk i jepet. Ky don dru. Edhe në familje kur rren njëherë e dy herë e tre herë, e nxjerr përjashta, po ky do dru”, vijoi nënë Liza.

nene liza

Në fund ajo u shpreh se nuk do ndalej se dalë në protestë deri sa t’ia hante “darkën” qeverisë së Ramës.

“Ditë për ditë vij, asnjë fjalë të mirë nuk e ka, as ky dhe as Veliaj. Pa u fut Rama brenda nuk e lë, pa ia bërë darkën e pa i pirë birrën. Ku ka besë ai. Ai na prishi shtëpitë, kam pas 3-4 shtëpi, prishi edhe Teatrin. Më mirë vonë sesa kurrë. Ky është me i çu saurrelin. U bënë policët atje, 5-6 si ujqërit bashkë”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura