Edhe në protestën e 59-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në bulevard.
Një pjesë e tyre i referoheshin vazhdimësisë së protestës, ndërsa të tjera ironizonin deklaratat e fundit të kryeministrit, duke theksuar se realiteti nuk mund të ndryshohet.
“Nuk jemi pjesë e librit tuaj. Jemi pjesë e historisë sonë”, thuhej në një prej pankartave të protestës, ku ishte vendosur edhe fotografia e kryeministrit Edi Rama së bashku me dokumentin e prezantuar prej tij me emrin “BESA”. Pankarta ishte një referencë ironike ndaj dokumentit të cilin Rama e prezantoi si një reflektim dhe një angazhim të ri për qeverisjen.
Mes pankartave të tjera të ekspozuara gjatë tubimit ishin: “59, Historia vazhdon.”, “59 ditë. Çdo ditë në rrugë. Çdo ditë në anën e duhur të historisë.”, “59 ditë. Historia u përket atyre që dalin në shesh dhe “Asnjë algoritëm nuk mund ta fshijë realitetin.”
© Panorama.al
















