VIDEO/ Bilanc tragjik nga zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri i të vdekurve në Andaluzi!

Jul 28, 2026 | 19:13

Një grua e cila ishte shtruar në spital me djegie të rënda nga një zjarr i madh që përfshiu Andaluzinë më 19 korrik, ndërroi jetë sot nga plagët e marra, duke e çuar numrin e të vdekurve në 14.

spanje zjarret

Zjarri, i cili shpërtheu në rajonin e Almerias në jug, ishte më vdekjeprurësi në Spanjë në dy dekada.

Kombësia e gruas që vdiq në një spital të Seviljes nuk është njoftuar. Sipas mediave spanjolle, ajo ishte në kujdes intensiv me djegie në 70 për qind të trupit të saj.

Sipas autoriteteve, zjarri filloi në një kabllo elektrike përgjatë një autostrade në zonën e Los Gallardos. Ai u përhap me shpejtësi, me një shpejtësi prej 100 metrash në minutë, duke bllokuar disa njerëz në makinat e tyre.

Pothuajse të gjithë të vdekurit ishin të huaj, shumica nga Britania dhe Belgjika.

Ditët e fundit, Spanja është përballur përsëri me zjarre shkatërruese që kanë shndërruar qindra mijëra hektarë në hi, por pa asnjë humbje tjetër njerëzore.

Vendi iberik po përgatitet të përjetojë një valë të re të nxehti duke filluar nga nesër, të mërkurën, e cila pritet të zgjasë deri të dielën, sipas agjencisë meteorologjike spanjolle (Aemet), e cila paralajmëroi për një rrezik “ekstrem” nga zjarri.

© Panorama.al

Te lidhura