Ariana Grande ka ngritur një padi kundër disa hakerave anonimë, të cilët akuzohen se kanë siguruar akses në pajisje dhe llogari dixhitale, duke shkaktuar rrjedhjen e këngëve dhe videove të saj të papublikuara.
Sipas revistës Variety, padia u depozitua të hënën, më 27 korrik, në Los Angeles dhe synon persona të paidentifikuar që dyshohet se kanë përdorur metoda mashtrimi online (phishing) dhe teknika hakerimi për të vjedhur dhe shpërndarë materiale private.
Në dokumentet ligjore, ekipi i Grandes pretendon se bëhet fjalë për një seri veprimesh të paligjshme, ku hakerat kanë synuar llogaritë dixhitale të fotografëve dhe producentëve që kanë punuar me këngëtaren. Sipas padisë, materialet e marra më pas janë shitur për shuma të konsiderueshme parash.
Përmes kësaj padie, Ariana Grande kërkon të zbulojë identitetin e personave përgjegjës dhe t’i mbajë ata përgjegjës për rrjedhjen e përmbajtjeve të saj të papublikuara.
Në padi thuhet se këto veprime duhet të ndalen për të mbrojtur jo vetëm Grandes, por edhe artistë të tjerë që mund të përballen me situata të ngjashme në të ardhmen.
Dokumenti ligjor thekson gjithashtu se që nga debutimi i saj në muzikë në vitin 2011, kanë ndodhur qindra raste të rrjedhjes së materialeve të lidhura me punën e saj.
© Panorama.al












