FOTO/ Aksident te “Pushimi i shoferit”, parakalimi i makinës me targa greke hedh në kanal mjetin me targa italiane! Plagosen bashkëshortët dhe djali i tyre, ja si paraqitet gjendja e tyre

Jul 28, 2026 | 18:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional “Pushimi i shoferit”-Fier Shegan, në aksin Fier-Lushnjë.

fier aksidenti

Dy mjete janë përplasur në dalje të fshatit Rrupaj. Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane.

Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.

aksidenti fier lushnje

Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga dy ambulanca.

aksidenti fier

Policia shkoi në vendngjarje dhe po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

aksidenti fier1

Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.

aksidenti lushnje

© Panorama.al

Te lidhura