Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen ”29 Marsi” në Patos.
Sipas informacioneve paraprake të shërbimeve zjarrfikëse, flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, ç’ka ka bërë që të kërkohet ndërhyrje edhe nga shërbimet zjarrfikëse të Fierit e Rroskovecit.
Në vendngjarje shkuan 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të cilët punuan për shuarjen e flakëve, që përveç fermës kanë përfshirë edhe bazën ushqimore.
Ferma i përket familjes Sanxhaku, ndërkohë që ende nuk ka një bilanc të qartë dëmesh dhe shkakun e flakëve.
© Panorama.al















