FOTOLAJM/ “Kam kontratë me 800 mijë shqiptarë!”- Aktivisti ironizon deklaratën e Ramës dhe i vë “vulën”: E prishur! Kryeministri duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët

Jul 28, 2026 | 19:41

Aktivisti Ardesian Binjakaj ka sjellë në protestën e radhës një pankartë ironizuese ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka një “kontratë me 800 mijë shqiptarë”.

Në pankartën ku ishte shkruar fjala “KONTRATË”, ai kishte vendosur një vulë me mbishkrimin “E PRISHUR”, duke iu referuar pikërisht pretendimit të Ramës për mbështetjen e marrë nga votuesit në zgjedhje.

“Është e prishur, kontratën e ka vendosur vetë ai”, tha Binjakaj, duke shpjeguar mesazhin e pankartës. Sipas tij, një kryeministër nuk mund të pretendojë se përfaqëson vetëm një pjesë të qytetarëve.

Screenshot 2026-07-28 193211

Aktivisti Ardesian Binjakaj: Është e prishur, kontratën e ka vendosur vetë ai. Ideja është që kryeministri nuk mund të ketë një kontratë vetëm me 800 mijë shqiptarë dhe të pretendojë se vetëm ata e përfaqësojnë dhe vetëm ata janë qytetarë shqiptarë.

Ne të gjithë paguajmë taksa, të gjithë jemi qytetarë shqiptarë. Dhe kryeministri, pavarësisht se ndoshta nuk është zgjedhur me votën time ose të dikujt tjetër, ka detyrë që ta heqë egon mënjanë dhe të na përfaqësojë denjësisht në Parlament dhe në sytë e botës.

© Panorama.al

Te lidhura