VIDEO/ “I keqi e ka fundin e keq”- Dita e 59-të e protestës, pedagogu Lush Susaj: Ka shkuar thika shumë thellë, nuk ikim nga sheshi derisa të largohet Rama! Po shantazhohen njerëzit me bukën e gojës

Jul 28, 2026 | 19:36

Dita e 59-të e protestës popullore mblodhi përsëri një numër të madh qytetarësh në sheshin “Skënderbej” dhe para Kryeministrisë.

lush susaj

Më pankarta, parulla, banderola dhe thirrje, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik pas 36 vitesh.

Pedagogu Lush Susaj denoncoi skandalet e qeverisë, shantazhet ndaj qytetarëve, përpjekjet për intimidime dhe frikë. Por ai shtoi se nuk do të ndalen deri në fund, sa të largohet kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Ka shkuar thika shumë thellë, ka shkuar atje ku nuk mban më. E prisja këtë ezistencë, ka degradim gjithandej, në shëndetësi, arsim, bujqësi e të tjera. Nuk do ndalojë kjo protestë derisa të largohet ai që ka paralizuar vendin. Bëj një thirrje për qeveritarët, ministra, zëvendësministrat e drejtorët e veçanërisht kryeministrit: Boll, mos na vini në provë! Ne do dalim, mos vini në provë qytetarët, ne nuk ndalemi dhe do dalim”, tha ai.

Më tej Susaj nënvizoi se edhe i sëmurë po dilte në protestë për të ardhmen e Shqipërisë dhe që gjërat të ndryshonin. Ai tha se megjithë shantazhet e presionet që bënte qeveria, ata nuk do ndaleshin.

“Unë jam i sëmurë dhe përsëri dal në protestë, ajo poshtërsi që u bë më 2018 me arsimin, me mësuesit e studentët dhe ende e kësaj ditë nuk dalin në shesh, kanë frikë, prindërit e fëmijëve nuk dalin, janë të shantazhuar me bukën e gojës, vendin e punës, siguri fizike. Sepse është hedhur lekë i madh”, tha ai.

Në fund i bëri thirrje edhe administratës që të mos bënte më zullume. Susaj e mbylli fjalën e tij me shprehjen e Tolstoit se “i keqi e ka fundin e keq”.

“Thirrja ime është mësues, njerëz t dilni në protestë dhe i shërbeni të ardhmes së fëmijëve tuaj dhe vendit. Thirrje edhe për administratën e qelbur të qeverisë që mos ta provokojnë më tepër, mos të bëjnë më shkatërrime në këtë vend, e siç thotë Tolstoi, “i keqi e ka fundin e keq”, tha ai.

Kurse një protestuese tjetër në shenjë indinjate kishte mbyllur gojën dhe denoncoi dhunën ndaj grave.

“Këto janë raste që ne duhet të flasim dhe të ngremë zërin”, tha një nga protestueset.

protestuesja

© Panorama.al

Te lidhura