Kaos në futboll! UEFA reagon zyrtarisht kundër FIFA-s: Kjo kaloi vijën që nuk duhet kurrë

Jul 28, 2026 | 19:51

Një raport i publikuar nga “The Times” shkaktoi tërmet në botën e futbollit. Sipas gazetës në fjalë, presidenti i FIFA-s Xhani Infantino planifikon blerjen e aksioneve nga një kompani që do të menaxhonte Kupën e Botës.

Screenshot 2026-07-28 194747

UEFA ka reaguar zyrtarisht kundër FIFA-s duke u bazuar në artikullin e “The Times”.

“Kjo kalon një vijë që institucionet drejtuese të futbollit nuk duhet ta kalojnë kurrë. UEFA e merr këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht. Po aq seriozisht duhet ta marrë edhe çdo Federatë Kombëtare e Futbollit. Po ashtu edhe çdo palë e përfshirë: ligat, klubet, lojtarët, tifozët, qeveritë dhe të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e futbollit.

Shpirti dhe qeverisja e futbollit nuk janë pasuri për t’u tregtuar, veçanërisht kur nuk ka asnjë transparencë se kush përfiton financiarisht. Askush prej nesh nuk është pronari i futbollit. Ai nuk është i FIFA-s për t’u shitur”, shkruan UEFA.

Shtohet se edhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump është konsultuar për projektin. Një nga investitorët kryesorë të projektit do të ishte biznesmeni amerikan Joshua Kushner, i cili është vëllai i Jared Kushner. Ky i fundit është i martuar me Ivanka Trump, që është edhe vajza e presidentit të Amerikës.

HOUxdTtXwAIw09e

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura