Deputeti i zgjedhur i PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Tedi Blushi ishte mbrëmjen e sotme në Log. News 24, për të folur për zbardhjen e hetimit administrativ nga DASH për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Blushi theksoi se u qartësua lidhja e ish-agjentit të korruptuar nga Edi Rama dhe nisja e menjëhershme e fushatës së non gratave ndaj disa figurave politike në Shqipëri dhe gjuetisë nga drejtësia e re ndaj tyre, si rasti i Berishës apo Metës.
Blushi shton se Ilir Meta e ka thënë me kohë se nuk trembet nga amerikanët e korruptuar të Ramës, ndërsa kritikoi SPAK dhe drejtuesin Altin Dumani për mosveprim ndaj kësaj çështjeje që prek dhe kryeministrin Rama.
Tedi Blushi: Ka nxjerrë shumë fakte tronditëse. Sinjal për një prokurori politike. Shuan iluzionet se ky institucion jep drejtësi. Në këtë raport identifikohet në datën 9 shtator 2019 McGonigal i dërgoi një foto të vetes me kryeministrin dhe i shkroi një tjetër miku personal se Rama po reformonte drejtësinë dhe kjo paraqiste mundësi.
DASH e ka thënë troç se e ashtuquajtur reformë në drejtësi nuk është një projekt për forcimin e sistemit ligjor, por plan kriminal për eliminimin e çdo kundërshtari politik. Vetë zoti Meta i ka denoncuar në kohë amerikanët e korruptuar të Edi Ramës. Reforma në drejtësi u rrudh në “Ramaformë”. Kemi një reformë që do krijonte mundësi korruptive jo vetëm Edi Ramës, por edhe Charles McGonigal të niste atë fushatë non gratash.
Që kanë rënë pre figura të njohura të politikës por edhe të medias në vend. Bënin sikur fliste FBI, DASH, Shtëpia e Bardhë. Besoj se tanimë e qartë se me këtë përgjigje se askush nuk ka më iluzion se çka prodhuar Ramaformë, për nivel prokurorësh që kemi dhe gjyqtarësh.
© Panorama.al












