Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme (6 nëntor) lidhur me deklaratat e tij për ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke theksuar se nuk kishte qëllim fyerje. Sali Berisha drejtoi kritika sot ndaj ambasadorit Gonzato, ku e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
Berisha tha se fjalët e tij janë bazuar vetëm në deklarata që, sipas tij, ambasadori i kishte bërë publikisht për jetën personale, dhe nëse këto janë interpretuar si fyese, ai është i gatshëm të kërkojë falje.
“Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike nga vetë ai, ka thënë se ka qenë i martuar dhe tani jeton me një partner burrë, dhe unë e kam përmendur këtë pa asnjë intencion fyerjej– atëherë nuk e konsideroj këtë si fyerje,” tha Berisha.
Ai shtoi se ka qenë gjithmonë kundër çdo forme diskriminimi dhe se ligjet e hartuara prej tij e dëshmojnë këtë.
“Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund çdo forme diskriminimi. Nuk merrem me jetën private të askujt. Nëse ambasadori e konsideron këtë fyerje, atëherë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim dhe i kërkoj falje pa asnjë hezitim,” u shpreh më tej Berisha.
Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por nëse ambasadori Gonzato, në një deklaratë të bërë publike vetë se kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dh tani jetoj me një partner ose jam i martuar me një burrë dhe kjo deklaratë u përdor nga unë, në mënyrë absolute pa asnjë intencion fyerje. Unë jam autor i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare çdo forme diskriminimi. Thashë këtu që vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij. As merrem me jetën e asnjë njeriu.E dëgjova, tha vetë dhe ka bërë këtë deklaratë. Se si qenka fyerje kjo unë këtë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë, një gjë që e kam thënë vetë. Nëse ai e konsideron këtë fyerje atëherë unë sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj falje, nuk kam asnjë hezitim, por nuk ishte për fyerje kjo. Nuk përbën fyerje kjo.
Çfarë deklaroi Berisha sot në Kuvend për Gonzaton?
Sali Berisha: Ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.
Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit.
Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes.
Pas deklaratave të Berishës, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, përmes në postimi në”X”, Kos tha se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit europian.
Ajo tha se këto parime nuk janë kërkesa personale të Gonzatos dhe se çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan ajo.
© Panorama.al












