Datëlindja/ Kaka, 29 vjeç në formacion

Apr 23, 2011 | 10:26

Do të jetë një përvjetor aspak i lehtë ai i mesfushorit të Realit të Madridit, Rikardo Kaka. Megjithatë, ylli brazilian ka festuar 29-vjetorin një ditë më parë, me lajmin se mund të jetë në formacion në ndeshjen kundër Valencias në “Mestaja”. Të mërkurën, në këtë stadium, futbollisti që ka lindur më 22 prill të vitit 1982, arriti të fitonte trofeun e tij të 12-të në karrierën si profesionist, pasi Reali mposhti Barcelonën 1-0. Edhe pse është kthyer nga dëmtimi në gju, ish-mesfushori i Milanit vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit, që mund t’i bëjë dhuratën e tij.

© Panorama.al

Te lidhura