Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Muhamet Hamiti, është ftuar të marrë pjesë në dasmën e princit Uilliam të Uellsit, e cila zhvillohet sot në Kishën e Uestministerit në Londër. Ambasadori Hamiti është i ftuari i vetëm nga Kosova në këtë ceremoni. Rreth 1900 të ftuar do të jenë në kishën e Westminster Abbey, e cila për një kohë të shkurtër ka pasur statusin e katedrales në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Me kërkesën e “Foreign Office”, Pallati Mbretëror britanik ka tërhequr ftesën që i kishte bërë ambasadorit të Sirisë në Londër, për shkak të dhunës qeveritare në këtë vend.











