Një kuban ka nisur të prodhojë një cigare kubane me gjatësi 70 metra, në përpjekje për të thyer rekordin e tij të mëparshëm “Guinness”. Jose Kastelar hyri në librin e rekordeve në maj të vitit 2009 për herë të katërt, me një cigare 43.38 metra të gjatë. Kubani Kastelar punon 9 orë në ditë me prodhimin e cigares së tij dhe beson se do ta përfundojë punën më 3 maj. Nëse e arrin, do ta paraqesë cigaren në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit. Kastelar ka thënë se do ta ndërpresë garën e tij për rekord, vetëm kur të arrijë të prodhojë cigaren 10 kilometra të gjatë.











