Ashtu siç pritej Barcelona dhe Mançester Junajtid janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve. Spanjollët kanë mundur edhe në ndeshjen e dytë Shaktarin falë një goli të Lionel Mesit në minutën e 43-të të pjesës së parë. Në takimin e parë në Barcelonë, blaugranat kishin fituar 5-1. fitore sigloi edhe Mançester Junajtid 2-1 ndaj Çelsit. Hernandez në minutën e 43-të dhe Park në minutën e 77-të shënuan për vendasit ndërsa për Çelsin golin e barazimit të përkohëshëm e shënoi Drogba në minutën e 76-të. Çelsi luajti nga minuta e 70-të me një lojtar më pak pas daljes së Ramires me karton të kuq. “Djajtë” patën fituar 1-0 edhe sfidën e para një jave në Londër.











